Mediet greke kanë publikuar pamje të reja nga stuhia që përfshiu vendin gjatë natës së kaluar, duke iu marrë jetën dy personave.

Siç shihet dhe nga fotot e videot, stuhia me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka përmbysur varkën, ndërsa viktimat janë dy peshkatarë grekë të moshës 57 dhe 59 vjeç.

Siç raporton “Protothema.gr”, pronari i një dyqani e kishte parë peshkatarin, duke luftuar me dallgët në mes të detit, por që nuk kishte mundur dot ta shpëtonte. Anija kishte pasur flamurin francez, ndaj fillimisht është dyshuar se dy viktimat janë nga Franca, por pas verifikimeve, ka rezultuar se ata janë grekë.

Fenomeni “Geroni” do të ndodhet dhe sot mbi territorin grek, duke përfshirë gradualisht Peloponezin, Kretë, Thesalia, pasdite drejt ishujve Sporades, Ciklades e në mbrëmje Maqedoninë Qendrore dhe Perëndimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb