Këto janë pamjet e frikshme që vijnë nga një pallat në lagjen nr.11 në Durrës, ku dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit shihen me sy të lirë.

Mure të shkatërruara, suva të çara, janë ato çka la pas ky tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, ndërsa bashkia ka vendosur edhe shiritin e kuq. Banorët e 6-katësh i ndërtuar me kontribut vullnetare në 1986-ën raportojnë për ‘BalkanWeb’ se pas ekspertimit pallat u shpall i pabanueshëm dhe se do të shembet.

Pavarësisht këtij vendimi, thonë banorët, atyre nuk iu është komunikuar asgjë zyrtarisht me shkrim. Këta të fundit të gjendur në një situatë të tillë kanë tentuar që të marrin një përgjigje zyrtare, ndërsa shprehen se gojarisht u ishte komunikuar që të hiqnin plaçkat nga banesat. Ata kanë protestuar, ndërsa kundërshtojnë që të largohen nga banesat pa marrë një përgjigje përfundimtare se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, pasi kanë ngelur në mes të katër rrugëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: