Pamje të reja nga arrestimi i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, janë publikuar mbrëmjen e sotme.

Në videon e siguruar nga BalkanWeb shfaqet momenti kur makina e Metës rrethohet nga disa agjentë, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës”.

Pas këtij momenti agjentët u afrohen dyerve të mjetit ku qëndron kreu i Partisë së Lirisë dhe bërtasin “dil nga makina”.

Nga pamjet e publikuara më herët gjatë ditës shfaqet momenti pasardhës kur Meta bën rezistencë dhe më pas tërhiqet me forcë nga agjentët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb