Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës riter, ishte shkatërrues për nga fuqia, pasi deri më tani 31 persona kanë humbur jetën, ndërkohë të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.

Mes shumë pamjeve që janë publikuar, ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë në rrjetet sociale një video ku shihen momente nga tërmeti i së martës.

Në videon në fjalë, e filmuar nga një kamer sigurie tek Shkolla e Kuqe në kryeqytet shihet se si lëviz fuqishëm pallati dhe ndërtesat përrreth, ndërkohë që dritat ikin dhe vinë për disa sekonda. Në pamje shihet se shënon ora 03:58 kur gjithçka lëviz, ndërsa të jep idenë sikur ndërtesat dhe pemët shkulen nga vendi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: