KORCË
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Leshnicë të Korçës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanseb” se si pasojë e aksidentit, një person se ka ndërruar jetë, kurse 4 janë plagosur.
Ndërkaq, në disa fotografi të publikuara nga LSA, shihet një i plagosur teksa është i shtrirë në tokë. Ai ndihmohet nga banorët e zonës, të cilët janë afruar në vendngjarje.
(d.xh/Balkanweb)