Një grua e komunitetit rom, e cila përpara disa ditësh u raportua se vidhte fëmijët nëpër shkolla, akuza që nuk dihet nëse janë të vërteta, është sulmuar brutalisht sot në mes të qytetit të Ferizajt. Ndërkaq, është publikuar edhe një video, ku shihet sesi gruaja dhunohet brutalisht nëpër rrugët e qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet, një person i drejtohet gruas nga mbrapa dhe e godet me shkelma, madje edhe në fytyrë. Pas dhunës, gruaja ka shkuar në polici, ku edhe gjendet aktualisht. Zyrtarë policorë kanë thënë për mediat e Kosovës janë duke bërë hetime në lidhje me pësonin që ka sulmuar fizikisht gruan rome.

  • foto galeri

Zyrtarët e policisë deklaruan se do të njoftojnë edhe Qendrën për Punët Sociale në lidhje me sulmin agresiv. Pas këtij sulmi kanë ardhur reagime të shumta, përfshirë edhe nga liderë të institucioneve në Kosovë, shoqëria civile dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur aktin të shëmtuar. Një reagim ka ardhur nga Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK).

RROGRAEK tha se gruaja rome është sulmuar, edhe pse vetëm një ditë më herët ajo u mor në mbrojtje nga shteti i Kosovës. Në një deklaratë të kësaj organizate, thuhet se për rastin nuk mjaftojnë deklaratat, por burri që dhunoi gruan e komunitetit rom duhet dënuar. Për më tepër, shikoni pamjet e dhunës barbare ndaj gruas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb