Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin Dimal-Berat, ku një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se Justina Gjata, e cila udhëtonte e vetme në mjetin tip Volswagen ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me një kamion.
Ndonëse të resë iu dha ndihma mjekësore në spitalin e Beratit, ajo është transportuar me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
(BalkanWeb)