Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vironas të Greqisë, aty ku një grua e moshuar 86-vjeçare është dhunuar barbarisht nga një shqiptar dhe i është grabitur banesa, duke i marrë sendet me vlerë.

E moshuara M.S denoncon se shqiptari i moshës 40-vjeçare, i arrestuar nga policia dhe i identifikuar si Stiljano Arizi, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur në fytyrë dhe trup. Gruaja ka shenja dhune në fytyrë, të nxira të shkaktuara nga Arizi.

E Moshuara Greke
E Moshuara Greke

Pasi është dhunuar nga 40-vjeçari, gruaja ka arritur të dalë nga banesa dhe ka shkuar te shtëpia e vajzës. Por makthi nuk mbaron me kaq. Grabitësi kishte hyrë ndërkohë edhe në banesën ngjitur të vajzës së të moshuarës. Arizi dhunoi edhe vajzën e 86-vjeçares.

Gruaja1
Gruaja1

Ajo rrëfen se dhunuesi kërkonte para dhe sende me vlerë në shtëpi si florinj. E moshuara rrëfen për mediat greke se kishte frikë se shqiptari do ta vriste. “I kam thënë, të lutem djali, a ke nënë? A ke baba? Më hodhi në tokë, kisha frikë se do të më vriste”, rrëfen ajo.

E Moshuara1
E Moshuara1

Gratë i dhanë arin dhe e futën në kurth
Dy gratë, 86-vjeçarja e moshuar dhe vajza e saj e moshës 66-vjeçare pasi i kanë dhënë të gjithë arin që kishin në banesë, kanë arritur ta zënë në kurth. Ato më pas kanë arritur të lajmërojnë Policinë. Disa orë më vonë policia greke ka gjetur autorin dhe e ka vënë në pranga. Sipas policisë, Stiliano Arizi është një kriminel i njohur për autoritetet greke, i cili është arrestuar disa herë për grabitje dhe shitje droge, ndërsa kishte kaluar ilegalisht në Greqi nga Shqipëria.

Skeda kriminale e Stiljano Arizit
40-vjeçari nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat “grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”. Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy ngjarjeve të ndodhur në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43” në Athinë. Ai rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb