Pasditen e sotme u tentua eleminimi fizik i prokurorit Arjan Ndoja. Ai ishte një prej personave të plagosur nga breshëria e plumbave që u shtinë në drejtim të “Benzit GL” me targë 333 ZD me të cilin udhëtonte prokurori dhe dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, ai shoqërohej në makinë nga Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Pëllumb Muharremi, një person me precedentë penalë dhe nga shoferi Andi Maloku, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mësohet se Laho është person me precedentë penalë, një nga personat që ka rrahur një biznesmen në vitin 2016.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa prokurori Ndoja, i qëlluar me 2 plumba, është jashtë rrezikut për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: