Emisioni “Të Paekspozuarit” në News24 ka transmetuar pamje të rralla nga Shqipëria e vitit 1952.


Materiali i transmetuar, është një kronikë për zgjedhjet lokale në diktaturë, ku shfaqet diktatori Enver Hoxha duke votuar dhe qytetarët duke kënduar dhe hedhur valle.


Narratori shpjegon se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 99.91 përqind dhe prej tyre, 99.71përqind, votuan për kandidatët e frontit.


Këto pamje të rralla, janë një kujtesë, pak ditë përpara votimeve që do të mbahen në Shqipëri, ku merr pjesë vetëm mazhoranca. Presidenti i Republikës i ka anulluar zgjedhjet dhe ka dekretuar një datë të re.