Kamerat e sigurisë të një qendre tregtare kanë fiksuar momentin e tmerrshëm të vdekjes së një djali, i cili kishte ngecur në shkallët elektrike.
Ngjarja tragjike është shënuar në një qendër tregtare në lindje të Indisë. Viktimë ka mbetur një fëmijë 12 vjeç, i cili ka qenë vendosur në majën e shkallës lëvizëse dhe është përpjekur të ndalojë me dorë mekanizmin.
Gjithçka është kthyer në tragjedi, kur shkalla lëvizëse i ka kapur vogëlushit copën e pantallonave dhe e ka marrë para.
Djali ka rënë nga një lartësi 15 metra dhe është përplasur në sheshin e qendrës tregtare, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.