Një sulm i rëndë nga ushtria ruse goditi dje qytetin e Kharkiv-it, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Raportohet se sulmi ka lënë pas 7 persona të vdekur dhe 97 të tjerë të plagosur.

  • foto galeri

Pamjet tronditëse nga vendngjarja tregojnë një prej viktimave, një vajzë vetëm  14 vjeç, e cila humbi jetën në mënyrë brutale.

Ajo ishte ulur në një stol kur një predhë e drejtuar nga forcat ruse i këputi kokën, duke lënë pas një pamje të rëndë.

Kharkiv, një prej qyteteve më të mëdha të Ukrainës, vazhdon të jetë një prej zonave më të goditura nga konflikti i përgjakshëm i nisur më shumë se dy vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb