Pas vdekjes tragjike të 769 pelegrinëve në Mina të Mekës, tragjedisë i është shtuar edhe një tjetër skandal.

Duke parë numrin e madh të viktimave, për zhvendosjen e tyre autoritetet e Arabisë Saudite kanë vendosur që të përdorin faroma e kamionë.

Mënyra e trajtimit të të vdekurve ka ngjallur shumë indinjatë dhe ka sjellë kritika të ashpra ndaj qeverisë saudite.Ndërkohë lideri suprem i Iranit, i cili i ka bërë thirrje Arabisë Saudite për të kërkuar falje për rrëmujën vdekjeprurëse të së enjtes gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Mekë.

Sipas BBC-­së, Presidenti iranian, Hassan Rouhani, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të hetuar shkaqet e rrëmujës vdekjeprurëse dhe incidenteve të tjera të ngjashme në Haxhin e sivjetshëm. Ruahani foli para udhëheqësve botërorë në samitin e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin. Edhe ministri i jashtëm, Mohammad Zarif, po ashtu e diskutoi çështjen në bisedime të veçanta me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry po në shtetin e Nju Jorkut.

Nga 769 të vdekurit e raportuar aktualisht nga autoritetet saudite, të paktën 136 ishin shtetas iranian që humbën jetën gjatë rrëmujës jashtë qytetit të shenjtë të Mekës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: