Shtetet e Bashkuara janë përballur ditët e fundit me stuhi dëbore që kanë prekur disa zona, duke shkaktuar edhe problematika.
Megjithatë në Uashington DC, pavarësisht reshjeve, qytetarët duket se kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të përjetuar dëborën që ka rënë së fundmi.
Në pamjet e siguruara nga LSA nga Uashingtoni shfaqet atmosfera pozitive që ka krijuar dëbora
Në zonën pranë Kapitolit, nuk kanë qenë të pakët ata që kanë shëtitur me të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë kanë shfrytëzuar momentin për të përdorur edhe pajisjet e skive.