Bebet gjeorgjiane pagëzohen në mënyrë “spartane”. E përditshmja britanike “Daily Mail” sjell pamjet e pagëzimeve të bebeve në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi. Ka qenë vetë patriarku i Kishës Ortodokse Gjeorgjiane Ilia II, i cili ka bekuar 780 bebe.

pagezimi gjeorgji 4

Bebet e vogla futen me shpejtësi disa here në ujin e pagëzimit disa herë me shpejtësi, çka kujton traditën spartane të larjeve të foshnjave të vogla me verë për të parë sa të forta janë. Po për shumë të tjerë kjo është një barbari dhe mizori. Gjithsesi ky rit nuk i ndal frymën vetëm bebeve të gjora por edhe atyre që e shohin.

Gjithashtu kjo praktikë të kujton edhe metaforën e jetës, si një udhëtim i rrëmbyeshëm.

(i.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: