TIRANË- “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku djali 23-vjeçar hodhi trupin e masakruar të babait të tij të moshuar. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” nga liqeni i Farkës ku dyshohet se i riu Selman Aliaj hodhi kufomën e babait të tij Fejz Aliaj.

liqeni 2

Bëhet fjalë për një përrua në skajin lindor të liqenit të Farkës me bimësi të shumtë por me pak ujë, i ngjashëm me një pellg.

liqeni 3

23-vjeçari pasi e vrau të atin me çekiç duke e goditur disa herë në kokë, e hipi në një makinë dhe e transportoi mbrëmjen e 22 dhjetorit pikërisht në këtë zonë që shihni në foto. Por pasi u arrestua nga policia, Selman Aliaj iu tha efektivëve të grupit hetimor se babai mund të ishte mbytur në liqen, duke i çuar larg zonës ku e kishte hedhur trupin e pajetë.

Fejz Aliaj punonte me triçikël edhe pse në moshë të thyer, ndërsa i biri ishte i papunë.

Liqeni 1

liqeni 4

DËSHMIA
Policia e mori njoftimin për ngjarje nga djali tjetër i viktimës A. Aliaj. Ai njoftoi policinë duke i thënë se vëllai u grind me babain dhe të dy ikën nga banesa. Policia ka shkuar dhe në oborr ka gjetur shenja gjaku. Është bërë shoqërimi i Selman Aliajt në polici, i cili ka thëne se është grindur me babain por nuk ka dijeni se ku ndodhet ai. “Ndoshta mund të jetë mbytur në liqen ka thënë”, 23-vjeçari. Pas kontrolleve 2 ditore policia ka gjetur trupin e viktimës pranë liqenit të Farkës si dhe mjetin e krimit të fshehur në oborrin e banesës së autorit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb