Produksioni filmik serb “Zastava Film”, ka publikuar pamje të rralla të bombardimeve të NATO-s mbi bazat ushtarake të Serbisë.

Këto pamje u paraqitën me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të organizmit ushtarak më të fuqishëm në botë ndaj Serbisë.

Në pamje, duken bazat ushtarake serbe të shkatërruara prej avionëve të NATO-s, nga Gjilani deri në Beograd, kudo ishte shtrirë ushtria e milicia serbe në kohën e luftës së Kosovës.

Në video shihen pasojat e bombardimeve të NATO-s mbi bazat ushtarake të Serbisë.

Bombardimet e NATO-s mbi ushtrinë serbe, erdhën pas represionit ushtarak serb mbi Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb