Dy majmunë janë argëtuar jashtë mase, teksa kanë luajtur në një pishinë në një banesë në Afrikën e Jugut.


Garth Bradley ka qenë duke qëndruar në zyrë, kur ka parë majmunët që lodronin në pishinë. Bradley tha se po shikonte majmunët dhe se ata “i dukeshin si fëmijë të lumtur”.


Në pamjet e publikuara, shihen majmunët që zhyten në pishinë, kurse në një rast, njëri prej tyre rri edhe anash duke pirë.


(d.xh/Balkanweb)