Më 19 maj të vitit 1999 në burgun famëkeq të Dubravës, kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë, kishte fillura mizoria e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve.

Në video shihen trupat e shqiptarëve të vrarë nga policia dhe ushtria serbe dhe ndërtesa e burgut e shkatërruar nga bombardimet e NATO-s. Në burgun e Dubravës u zhvillua një nga masakrat më të pabesa të serbëve, pasi të burgosurit shqiptarë janë vrarë, duke iu thënë “thjesht do të dilnin jashtë për paraqitje”.

Në kohën që ata kanë dalë në oborr, janë vrarë nga ushtarë dhe milicia serbe. Disa prej të burgosurve shqiptarë, e kishin kuptuar lojën dhe pabesinë e serbëve dhe vendosën të qëndrojnë në qeli, shumica e së cilëve u vranë më vonë edhe aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb