Giorgia Meloni ka takuar Donald Trump, presidentin e zgjedhur të SHBA në rezidencën e tij në Mar a Lago, në Florida në orët e pasdites së 4 janarit. Mediat kanë publikuar edhe pamjet e para nga takimi i dy udhëheqësve.

Qëndrimi i kryeministres në rezidencën e manjatit zgjati disa orë, raporton La Repubblica. Në diskutimet mes dy liderëve konservatorë ka zënë vend rasti Sala, gazetarja italiane e arrestuar në Teheran nga regjimi iranian, por edhe çështje me karakter gjeopolitik dhe me interes të SHBA-së e Europës.

Vizita kaq e shpejtë e Melonit për të takuar Donald Trump ka edhe një tjetër synim, për ta bërë kryeministren pikë referimi në Europë, për administratën e re të republikanit.

Trump Meloni
Trump Meloni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb