Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shndërruar kryeqytetin shqiptar në një pikë referimi globale për festimet e fundvitit.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka përzgjedhur një fotografi të shkrepur nga fotoreporteri Florion Goga gjatë kësaj nate si një nga imazhet më përfaqësuese, duke ilustruar bukurinë dhe emocionet që përfshinë qytetin.

Kjo përzgjedhje e vendos Tiranën në fokusin e botës, duke promovuar një imazh pozitiv dhe dinamik të kryeqytetit shqiptar.

Ndërkohë, gazeta prestigjioze Bild e ka përdorur po të njëjtën fotografi për të ilustruar mënyrën unike se si qytete të ndryshme të botës mirëpritën Vitin e Ri.

Postimi i tyre në Instagram ka gjeneruar mbi 80,000 pëlqime, një sukses që reflekton interesin dhe vlerësimin e audiencës globale për momentet e festës në Tiranë.

Tirana vazhdon të spikasë si një qendër që ndërthur traditën dhe modernitetin, duke ofruar një eksperiencë unike për banorët dhe vizitorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: