Pamjet që shihni tregojnë momentin nga beteja mes ushtarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit në një apartament në një ndërtesë në jug të Gazës.

Video u publikua nga forcat e armatosura izraelite. Videoja fillon me ushtarët e Batalionit 101 që përpiqen të shmangin zjarrin në një apartament në katin e dytë të një ndërtese në Khan Younis. Ndërkohë, një shpërthim ndodh në apartament, që të kujton skenat që kemi parë në filmat e luftës.

Videoja mbyllet me ushtarët izraelitë që inspektojnë terrenin pas përfundimit të aksionit dhe gjetën trupat e dy terroristëve të Hamasit. Sipas deklaratës së IDF-së, 7 ushtarë izraelitë u plagosën gjatë sulmit dhe ngordhi një qen K-9 që kontrollonte ndërtesën. Përveç dy terroristëve të vdekur të Hamasit, ushtarët izraelitë, sipas njoftimit, gjetën armë, municione dhe granata në ndërtesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: