TIRANE

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e arrestimit të  Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Myslim Shyrit. 40-vjeçari u arrestua sot në Tiranë, pas gjurmëve të gjetura të ADN-së në automjetin e përdorur për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali në Tiranë.

“Ja pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A.B. Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B. Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç.”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb