ELBASAN-Tre të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri në një lokal në periferi të Elbasanit.


Hakmarrja mes dy fiseve, ku të përfshirë janë fiset Çapja dhe Mema. Burime nga policia bënë me dije se gjithçka dyshohet të ketë qenë e organizuar.

Në pamje duken qartë se si pasojë e breshërive të kallashnikovit janë thyer xhamat dhe janë shkaktuar dëme materiale në lokalin në zonën midis lagjes Kodër-Krastë dhe stadiumit “Elbasan Arena”.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: