Qyteti i Klosit është tronditur mesditën e sotme, pasi babë e bir u vranë me armë zjarri, ndërsa të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ilir dhe Kenado Shira janë babë e bir që mbetën të vrarë sot në Klos.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, në afërsi të një lokali, ndërsa në momentin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtar pranë skenës së krimit.

Ndërkohë, gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se konflikti ka ndodhur mes dy fiseve, Mjeshtri dhe Hasula, një konflikt ky që thuhet se ka qenë i vazhdueshëm.

Pritet reagimi zyrtar i policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyes së kësaj tragjedie të rëndë që i mori jetën një të riu dhe la të plagosur disa persona të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: