Një ditë pas masakrës së regjistruar në Shkodër ku mbetën 3 të vrarë dhe 1 tjetër është i plagosur në gjendje të rëndë për jetën, BalkanWeb siguron një foto të një person i cili dyshohet se ka qenë së bashku me 2 viktimat, Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.

Siç duket edhe nga fotografia ai është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.

Pamje kjo e cila vjen menjëherë pas atentatit të regjistruar pranë Dobraçit.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.

26e51c9d Aa9e 4c0c 8fc4 755370a4a3b8
26e51c9d Aa9e 4c0c 8fc4 755370a4a3b8

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: