Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira të një duhanpirësi, i cili e piu duhanin për 30 vjet.


Në vend që të ishin një ngjyrë rozë e shëndetshme, ato ishin si qymyr në ngjyrë nga mbetjet e duhanit për vite me radhë, duke i bllokuar ato.



Mjekët nga spitali Jiangsu në Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë ”reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit”.

Ajo u ngarkua në internet me titullin: “A keni ende guximin të pini duhan?”

Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: