Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy është një nga këngëtarët më të pëlqyer sidomos tek adoleshentët. Rastet e rralla që e kemi parë reperin të godasë me grusht dikë, kanë qenë videot nga ndeshjet e tij të rrugës para shumë vitesh, kur jetonte në Londër. Duket se ai e ka lënë pas atë jetë, duke iu përkushtuar totalisht muzikës.

Megjithatë, ditën e djeshme ka qarkulluar nëpër rrjete sociale një video e turbullt e një zënke. Në video thuhet se është reperi Noizy dhe disa djem në një lokal të panjohur me drita të zbehta.

Mesa duket ata kanë pasur një konflikt mes tyre, ku kuptohet se njëri prej djemve e ka ofenduar rëndë këngëtarin. Reperi ka shkuar personalisht aty ku ndodhej djali në fjalë dhe ‘ ka marrë hak’.

video-1522445942 from videovimeo1 on Vimeo.

Siç e shohim në videon e siguruar nga ‘InTv’, Noizy e godet disa herë djalin me grusht ne fytyrqë dhe më pas e lë të largohet. Ndërkohë një nga djemtë e pranishëm i kërkon këngëtarit që të ndalojë konfliktin.
noizy
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: