Me dhjetëra stenda janë ngritur për të disatin vit radhazi para sheshit të Katedrales ku janë ekspozuar punime të ndryshme poçarie. Panairi i Poçarisë para sheshit të Katedrales ka zbukuruar qytetin në vigjilje të festës se Pashkës ku në të dominojnë ngjyrat dhe balta. Festa ortodokse ka shpalosur si pjesë të traditës punime dhe prodhime nga dora e njeriut për këtë ditë të shënuar.

Kjo traditë e hershme në qytetin e Korçës nxjerr në pah punën dhe seriozitetin e artizanëve korçarë, të cilët ekspozojnë prej vitesh produktet e tyre duke tërhequr interesin e qytetarëve por edhe të turistëve, të cilët e vizitojnë Korçën në këto ditë feste. Bujar Sula punon qeramikën me pasion dhe ai është nder të paktët në Korçë të këtij lloji, rrugëtimi i tij ka nisur në moshe të re siç thotë edhe vet ai: “Kam lindur me baltën”.

Qytetarët Korçës duke ndjekur traditën kane blere ne këtë panair sendet e baltës si shenjë mbarësie. Kjo traditë e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm është kthyer jo vetëm për besimtarët por edhe për të gjithë qytetarët, në festë duke e ndjekur hap pas hapi.

Nëpërmjet këtij panairi, synohet stimulimi i artizaneve te poçarisë, një traditë e hershme e qytetit te Korçës, duke i ofruar çdo qytetari por edhe turisti produktin e traditës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb