I kthyer tashmë në traditë, Expocity Albania ka organizuar për herë të tretë “Energy Expo & Forum”, sponsori kryesor i panairit është kompania lider i industrisë se naftës dhe gazit në vend Bankers Petrolium.

Eduart Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes u shpreh se dera e institucionit që drejton është gjithmonë e hapur për sipërmarrësit ne këtë fushë.

Ne panair u zhvillua paneli i sektorit të naftës dhe të gazit, ku u prezantuan zhvillimet më të fundit në sektorin e gazit, në tregtimin dhe përpunimin e naftës dhe nënprodukteve.

Në fjalën e tij Zv/drejtori i përgjithshëm i Bankers Petrolium njëkohësisht edhe zv. President për prodhimin dhe Operacionet zoti Kris Gustafsson u tha se kompania është ambicioze për të investuar rreth 255 milionë dollarë si dhe te prodhoje me shume se 870 mije ton naftë e papërpunuar deri në fund të vitit 2019.

“Kompania ka qenë ambicioze për të investuar dhe rritur pavarësisht dhe rritur pavarësisht çmimeve të ulta të naftës në tregjet ndërkombëtare. Ne besojmë se Patos-Marinza është aset shumë i rëndësishëm jo vetëm për aksionerët e tij, por për të gjithë të punësuarit, nënkontraktorët, qeverinë shqiptare dhe gjithashtu për vendin. Si inxhinier, mund të them që jam krenar që jam bërë pjesë e kësaj kompanie në rritje, e cila ka investuar mbi 2 miliardë dollarë në Shqipëri dhe ka paguar mbi 700 milionë dollarë taksa për agjencitë shtetërore.

Aksioneri i ri kinez i Bankers është investitor shumë serioz, i cili është plotësisht i angazhuar për të zhvilluar kompaninë e blerë në shtator të vitit 2016 dhe për të përmirësuar plotësisht rezultatet. Ne planifikojmë të shpenzojmë rreth 255 milionë dollarë dhe të prodhojmë më shumë se 370 mije ton naftë të papërpunuar deri në fund të këtij viti”.

Ky edicion i tretë ka në fokus efiçencën e energjisë, hidrokarburet si dhe zgjidhjet e financimit të projekteve në këtë sektor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb