TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur në një konferencë për mediat ditën e sotme edhe për skandalin të fshehjes së parave, i quajtur “Panama Papers”.

Gjatë njoftimit të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së për uljen e normës bazë të interesit, Sejko i është përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë rast.

Guvernatori Sejko tha se deri më tani nuk ka asnjë transaksion bankar nga Shqipëria drejt Panamasë, duke përjashtuar mundësinë që bankat e nivelit të dytë në Shqipëri të jenë përfshirë në skandalin më të madh të evazionit fiskal dhe të të fshehjes së të ardhurave në botë. Megjithatë, Sejko tha se të gjitha transaksionet bankare të Shqipërisë me jashtë do të monitorohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb