TIRANE – Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti bën të ditur se po bëhen të gjitha përpjekjet për të riparuar argjinaturën në Shkumbin. Në një komunikim telefonik në “News24”, ministri Panariti tha se argjinatura mund të bllokohet vetëm nga ajri, përmes përdorimit të helikopterëve për hedhjen e thasëve me rërë dhe blloqeve të betonit.

“Po bëjmë përpjekje maksimale për të bllokuar provizorisht çarjen e argjinaturës, për ta riparuar më vonë. E vetmja rrugë për të bllokuar argjinaturën është nga ajri, pasi bëhet fjalë për një rrip toke dhe është i pamundur bllokimi nga toka. Helikopterët duhet të hedhin thasë rëre dhe blloqe betoni për një mbyllje provizore. Hidrovori punon me kapacitet të plotë, por prurjet e ujit janë shumë të mëdha, pasi përveç prurjeve që vijnë nga shirat, është një prurje e paparashikuar nga prurjet e Shkumbinit, nga çarja e argjinaturës.”- deklaroi Panariti.

Ministri bëri të ditur se “për dy-tre ditë do kemi një pauzë të reshjeve që do na lejojnë të riparojmë argjinaturën dhe investime të tjera suplementare në diga”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb