TIRANE – Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj u bënë thirrje tregtarëve që të mos abuzojnë me çmimet në ditët e festave, por të tregohen miqësorë me konsumatorin dhe t’i ofrojnë atij mallra me çmime të reduktuara. Në një deklaratë për mediat, ministri Panariti tha se shitësit me pakicë, ku kryesisht konstatohet abuzim me çmimet, nuk do të lejohen në asnjë rrethanë që të tregojnë me çmime abuzive.

“Me drejtoreshën e Tatimeve dhamë një mesazh të qartë, që shitësit me pakicë nuk do lejohen në asnjë lloj rrethane të aplikojnë çmime abuzive.
Do të marrim masat që në këtë javë të fundvitit të krijojmë tregje të shumicës në qendër të qyteteve, që do të aplikojnë çmime të shumicës dhe do të jenë të aksesueshëm nga të gjithë konsumatorët.”- deklaroi Panariti.

Ministri u bëri thirrje konsumatorëve që t’i shmangen blerjes tek prodhuesit informalë dhe tu drejtohen qendrave të mëdha dhe supermarketeve që ofrojnë çmime promocionale. Panariti tha se java e fundit e vitit do ta gjejë në terren, për të inspektuar personalisht tregjet dhe supermarketet.

“Unë vetë do të promovoj zgjerimin e ofertës me çmime të reduktuara. Spekulantët do ta kenë shumë të vështirë këtë vit. Javën që vjen bashkë me drejtoreshën e Tatimeve nuk do na shikoni në zyrë, por në tregje dhe supermarkete”- deklaroi Panariti.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: