GJERMANI- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Bujqësisë në Berlin. Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ministri Panariti u takua me Ministrin gjerman të Bujqësisë dhe Ushqimit, Christian Schmidt dhe me Komisionerin e Lartë Europian të Bujqësisë, Phil Hogan.

Ministri Panariti i informoi të dy personalitetet për zhvillimet e bujqësisë dhe progresin e kryer në drejtim të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kapitujt 11 dhe 12, si pjesë e procesit të integrimit të sektorit në BE.

Ministri Panariti kërkoi mbështetje në rritje për bujqësinë, nisur nga zhvillimi i dukshëm i sektorit gjatë 2015 ku eksportet bujqësore u rriten me mbi 40%.

Ministri Panariti, parashtroi para dy personaliteteve shqetësimin e bllokimit herë pas here të eksporteve bujqësore nga vendet fqinj dhe kërkoi ndihmën e BE dhe vendeve të rajonit për zgjidhjen e kësaj situate. Ministri i Bujqësisë së Gjermanisë, Christian Schmidt, njoftoi ministrin Panariti për një vizitë të tij të afërt në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb