Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, vizitoi sot një fermë blegtorale në rrethin e Korçës, Stacionin Veterinar në Zapë, Korçë, si dhe në Pogradec, ku u takua me disa blegtorë të zonës.

Ministri Panariti shoqërohej nga një grup ekspertësh zviceranë, të cilët kanë ardhur në vendin tonë, që të shohin nga afër situatën dhe të rekomandojnë racat që duhen mbarështuar.

Gjatë takimit me fermerët, Ministri Panariti dëgjoi shqetësimet e tyre, problematikat që kanë si dhe u njoh me racat që ata mbarështojnë. Si gjatë bisedës me blegtorët, ashtu dhe vizita të tjera në Stacionin Veterinar dhe në Fermën e Lopëve, Panariti deklaroi se qëllimi i vizitës është mundësia për përmirësimin e racave.

“Ndërkohë që po vijnë lopët e para për të kompensuar të dëmtuarat nga dermatoza, po shohim mundësinë që të përmirësojmë racat, ndërkohë që duhet të ruajmë dhe autoktonet. Pas kërkesës time, homologu zviceran na solli 3 ekspertë, të cilët po shohin situatën, po verifikojmë zonat dhe më pas do të përpilojmë raportin, për racat e lopëve që do të vijnë nga Zvicra. Jemi të vendosur për të qenë pranë fermerëve, detyra jonë është t’i kompensojmë dhe këtë do ta bëjmë me raca që iu përshtaten zonave”, tha ministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: