TIRANË – Ministri i Bujqësië, Edmond Panariti ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Natë me Xhaxhiun” të drejtuar nga gazetari Rezart Xhaxhiu.

Ministri tha se për vitin 2015 janë gjetur tregje të reja për bujqësinë dhe pritet që eksportet të shtohen. Në vitin 2014, Shqipëria ka eksportuar në 20 vende të botës, ku ndër to do të veçohej eksporti i bimëve medicinave drejt SHBA-së. 70% e sherebelës në SHBA -, tha ministri, – është nga Shqipëria. Panariti theksoi se bujqësia është duke bërë hapa ta matur dhe se po shkon drejt një skeme të pilotuar.

Po kështu gjatë kësaj interviste në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’, ministri Panariti u shpreh se po punohet për të larguar bujqësinë e ‘malit’ dhe të mbijetesës, në një bujqësi konkurrente. ‘Po punojmë për zhvillimin bujqësor në çdo zonë, duke mbështetur traditat dhe ofertat në çdo rajon’- u shpreh Panariti.

Gjithashtu, i pyetur për sigurinë ushqimore në tregjet dhe vendet ku më së shumti konsumatorët shqiptarë blejnë, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nënvizoi faktin se shëndeti i konsumatorit nuk garantohet vetëm nga shteti dhe institucionet.

Më gjatë në lidhje me këtë çështje ai u shpreh: ‘Institucionet kanë një farë përgjegjësie për kontrollin e cilësisë së ushqimin, por në rol të rëndësishëm ka konsumatori në përzgjedhjen që ai bën. Konsumatorët nuk duhet të ketë një besim të verbër në tregun apo vendin ku blenë. Me këtë dua të them se konsumatorët duhet t’i drejtohen tregjeve më të sigurta, tregjeve të certifikuara’- u shpreh Panariti.

(ar.sh/os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: