TIRANË- Ministri i Bujqësisë i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, priti gjatë ditës së sotme, dy delegacione, nga Ministria e Bujqësisë së Turqisë dhe një nga Dhoma e Tregtisë së Sllovakisë.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkoi nga delegacioni turk ndihmë për indeksimin e çmimeve të produkteve bujqësore, si dhe i njohu ata me hapin e hedhur së fundmi nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, për krijimin e Bursës së Lushnjës për produktet bujqësore.

Panariti kërkoi edhe mbështetjen e Turqisë për certifikimin e farërave e fidanëve, për krijimin e Fondit të Farërave e Fidanëve, me qëllim mbrojtjen e atyre autoktonë shqiptarë, si dhe për bashkëpunim të konsolidimit të programeve për vaditjen dhe kullimin.

Ministri hodhi idenë e hartimit të një strategjie të përbashkët mes dy vendeve për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes së gjedhit, LSD, duke qenë së ky virus erdhi pikërisht nga vendet e lindjes.

Delegacioni nga Ministria e Bujqësisë së Turqisë u shpreh optimist për mbështetje ndaj ideve dhe kërkesave të Ministrit Panariti

Ministri Panariti priti në një takim pune edhe një delegacion nga Sllovakia, me përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë së Sllovakisë dhe Ambasada sllovake në Tiranë

Panariti iu prezantoi sllovakëve një pasqyrë të qartë të situatës së zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend, si dhe i vuri në dijeni ata për produktet dhe sasitë që aktualisht eksporton Shqipëria, për të cilat, delegacioni shprehu interes.

Sllovakët u shprehën se, importi në vendin e tyre, i produkteve bujqësore e blegtorale  është me shumë interes, pasi, sipas tyre, prodhimet shqiptare janë mjaft cilësore, si dhe shumë më afër në distancë, sesa nga vendet që ata i importojnë aktualisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb