TIRANE- Ministria e Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave bën publike të dhenat zyrtare në miliarde leke te eksporteve bujqësore për vitin 2015 të krahasuar me 2014. Të dhënat iu referohen pikave doganore dhe janë të përllogaritura si ton prodhim x çmimin e references për njesi peshe.

Ne vijim të deklaratës së ministrit Panariti, theksohet se “Bujqësia rriti kontributin e saj ne ekonominë kombëtare duke siguruar vetem nga eksportet rreth 4 miliardë leke më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, ministria e Bujqësise bën publike edhe të dhënat e eksporteve bujqësore për tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e viti 2015. Eksportet bujqësore për këtë periudhë janë 1 miliard e 600 milione lekë, krahasuar me 1 miliard e 290 milion lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 23,5%. Një rritje të ndjeshme kanë shënuar eksportet blegtorale duke kapur shifrën e 1 miliard e 48 milion lekëve, krahasuar me rreth 600 milione lekë nje vit më pare e duke shënuar një rritje prej 75%.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: