TIRANE- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi të mërkurën një takim konsultativ me institucionet financiare që kanë firmosur marrëveshjen për fondin e garancisë, për të analizuar mënyrën e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Marrëvëshja e firmosur në muajin Maj ndërmjet Qeverise Shqiptare, BERZH dhe bankave të nivelit të dytë dhe institucionet e mikrokredisë ka si qëllim zhbllokimin e financimit të agro-bizneseve.

Mes Qeverisë dhe BERZH është rënë dakord për një fond garancie prej 300 milion euro për tre vjet i cili do të mbuloje 70 % të vlerës së normës së interesit dhe do të sigurojë edhe konsulencë jo vetem financim. Takimi drejtohet nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me perfaqësues të BERZH, Kryeministrisë, 4 bankave dhe 2 institucioneve të mikrokredisë, pjesë të marrëveshjes.

Çështjet që u diskutuan lidhen me prioritetet e Qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor dhe strategjite e Ministrise se Bujqesise për perdorimin sa me efektiv të këtij instrumenti financiar të ri, ofertën financiare e bankave për kredi lehtesuese për fermeret te cilen do të investojne në bujqësinë, shyrtimi i listes paraprake e subjekteve për financim dhe plani i perbashket i informimit publik. Ndërmjetëse mes bankave dhe sipërmarrësve është Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë, e cila do të marrë përsipër procesin e informimit, trajnimit dhe mbledhjes së projekteve e depozitimit të tyre tek bankat.

Deri tani prane Ministrise se Bujqesise jane paraqitur 70 projekte te cilet do te aplikojnë për ketë mundësi te re kreditimi nepërmjet fondit të garancisë, kryeqësisht në fushën e ndërtimit të serave dhe pikave të grumbullimit, linjave të agropërpunimit dhe akuakulturës.

Në fjalën e tij në ketë takim, ministri Panariti theksoi domosdoshmërinë e një proçedure fleksibël nga ana e bankave dhe institucioneve të mikrokredisë, e cila të vijë në mbështetje të aplikantëve me qellim që plotësimi i dokumentacioni të realizohet në kohë për të shtuar numrin e fermerëve përfitues nga kjo mundësi të re kreditimi.\ Ministria e Buiqësisë ka identifikuar tashmë sektoret konkurrues të bujqësisë dhe është e gatshme për ta vënë në dispozicion të institucioneve financiare për të orientuar kredi dhënien drejt aktiviteteve të cilat vijnë në përputhje me kërkesat e tregut. Këta sektorët janë: ndërtimi i kapaciteteve në ndihmën të fermerëve, të agrobiznesit, linja përpunuese per mishin dhe qumështin, akuakultura, prodhimet organike dhe agroturizmi.

Ministri Panariti kërkoi nga ana e bankave të arrijnë të injektojnë në bujqësi të paktën 50 milion euro deri ne fund të mandatin e kësaj Qeverie dhe të krijojnë një paket kreditimi i dedikuar në veçanti për mbështetjen nëpërmjet fondit të garancisë. Kjo paketë do të jetë e aksesueshme edhe nga fermeri i mesëm i cili mund të aplikojë për një linje të thjeshtë përpunimi, jo vetëm nga biznese tashmë të konsolidura në fushën e bujqësisë, tha Panariti në fjalën e tij.

Përfaqesuesit e institucioneve financiare prezente në takim janë shprehur optimistë se ky instrument i ri financiar do të optimizojë orientimin e kapitaleve në bujqësi drejt investimeve konkurruese.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: