TIRANE– Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ishte sot në fshatin Perlat të rrethit Mirditës ku vizitoi sipërmarrjen e një banori të zonës, i cili është rikthyer nga emigracioni dhe ka investuar në 5.2 hektarë toke duke mbjellë 4300 rrënjë pjeshkë, ndërsa më parë ishte tokë djerr. Panariti tha se ky është një ndër investimet më të zgjuara ku një banor i zonës ka kthyer tokën e coptuar e lënë djerr ne toke produktive.

“Fermerët duhet të ndjekin këtë shembull, duke u orientuar drejt investimeve produktive dhe që japin rezultat. Fermeri që ka investuar do të mbështetet me grande dhe mbështetjen tonë do ta kenë të gjithë ata që përkushtohen në sipërmarrje të tilla dhe ky investim ka bërë që disa fermerë të bashkojnë tokën, ndërkohë me pas investitori do të investojë edhe në një fabrikë për prodhime lëngjesh”- tha Panariti.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/377504702379886/videos/1001356716661345/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: