TIRANE- Në një takim me fermerët, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti foli për një iniciativë të re të disa fermerëve për tu bashkuar, me qëllim maksimizimin e prodhimit, uljen e kostove dhe rritjen e fitimit.

“Nevoja e bashkëpunimit, e bashkimit vendoset në një terren krejt të ndryshëm, ky është bashkim për të maksimalizuar prodhimin, ulur kostot dhe rritur fitimin. Ndryshe nga kooperativat kur fermerët hoqën dorë nga prona private, kur bëheshin bashkime të imponuara. Tani kemi bashkim të lirë vullnetar ku fermerët mbeten në mënyrë të patundur pronarë sipas ligjit, por në emër të rritjes së prodhimit e konkurrencës. Bashkohen për një qëllim duke vënë në dispozicion sipërfaqen e tokës e mjetet e punës”, tha ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: