Presidenti i “Intermedia”, mjeku i njohur Vasil Llajo i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 deklaroi se varianti Mu mund të zëvendësojë Deltën.
Mjeku Llajo tha se virusi do të vijojë të pësojë mutacione derisa pandemia të shuhet.

Më tej ai theksoi se pandemia mund të shuhet kur të arrijë vaksinimi në normën 82% ose imuniteti i tufës.

Llajo zbulon se ka kryer dy doza të vaksinës dhe nëse niveli i antikorpeve do të jetë nën asaj që duhet, ai do të kryejë edhe dozë të tretë.

PYETJA: Ka nisur të qarkullojnë disa dyshime te njerëzit që janë vaksinuar, edhea ata që janë vaksinuar janë prekur nga COVID-19, na mbron nga kalimi më lehtë i virusit. Sa i rëndësishëm është vaksinimi?

VASIL LLAJO: Pandemitë shoqërohen gjithmonë dhe me mutacione tqë kanë shkaktuar pandeminë. Mutacionet do të ndodhin, s’do të ketë një alfa, me atë fillon e mbaron. Do të vijojnë derisa pandemia të shuhet.

Kemi mutacionin Delta që ka gjetur një shtrirje dominuese në gjithë Europën apo Amerikën e vendet e tjera. Jemi në fillimet e mutacionit M, nuk është çudi të zëvendësojë Deltën.
Vetë virusi do të bëjë ndryshime.

PYETJA: çfarë janë mutacionet?

VASIL LLAJO: Zinxhiri i sintezës proteinike, disa proteina që ndryshojnë, me qëllim që të mbijetojnë. Virusi si qënie pothuajse pjesë e qënies së gjallë, që të futet në qelizë qët ëmbijetojë. është pjesë e jetës biologjike që jetojnë mbi tokë. Mutacioni e bën virusin të jetojë.
Mutacionet nuk emërtohen sipas vendeve. është bërë me rendin alfabetik grek.

PYETJA: Ka mbërritur Mu në Greqi?

VASIL LLAJO: Po, nuk është cuddi të na trokasë. Nuk dedektohet nga asnjë laborator. Bëhet nga qendra të caktuara. Detyra e Intemedica është të dedektojë irusin, me apo mutacioni ne ri.

PYETJA: Si është situata në Greqi në krahasim me Shqipërinë?

VASIL LLAJO:  Situatë pothuajse e njëtrajtshme. Pati një ngritje në gusht. Tani po stabilizohet. Në këto 2 javë ka stabilitet, me frikën e rritjes prej shkollave. është popullatë e tillë. Pas dy javësh do të duket. Numri itë vaksinuarve është më i vogël nën 18 vjeç është më i ulët.

PYETJA: Na mbrojnë vaksinat nga vdekja?

VASIL LLAJO:  Në dy plane. Plani individual të na mbrojë, plani i përgjithshëm të mbarojë pandeminë. Nëse bëjmë një klasifikim të klinikës pa virus, nga 1 në 100, me vaksinën klinika tashmë shprehet në 70%, jemi të ekspozuar 30% të klinikës. Vaksina mbron mjaft pacientin apo mbartësin e virusit, që mos e agravojë deri në vdekje. Nëse kjo ndodh dhe ka ndodhur, dhe do të ndodhë. Përgjigjia e sistemit imuntar është kaq e dobët, vaksina nuk ka prodhuar antikorpe për këtë virus. Mund të mos prodhojë në nivele të tilla që ngarkesa virale, efektet anësore, sistemi imunitar mos ta bllokojë.
Pak a shumë, të gjitha vaksinat luhaten nga 90-92% dhe doza e dytë, kur ka riinfektim është rreth 70%.

PYETJA: Si duhet të veprojë dikush që ka bërë dy doza?

VASIL LLAJO: Duhet të monitorojë vetveten, antikorpet që ka në organizëm. Ka dy lloje antikorpe, lidhëse dhe neutralizuese. Duket monitoruar vetveten ky pacient e sheh që bien antikorpet neutralizuese.

PYETJA: A jeni pro vaksinimit me dozë të tretë?

VASIL LLAJO: Kam qenë që në fillim që jam në linjën e pro vaksinimit, në shkurt të 2021 jam vaksinuar. Në mars të dytën dhe para 3 ditësh që testova veten time për të parë antikorpet. Pashë që në qershor janë të qëndrueshme. Kujt i kanë rënë antikorpet do të shkojnë drejt dozës së tretë. Nuk ka përcjellje gjenetike, por mesazh për të prodhuar proteinë të caktuar për mbrojtjen.

PYETJA: Sa duhet të jenë antikorpet që të bëjmë dozën e tretë?

VASIL LLAJO: Ka një prag të caktuar. Aty në fletën që merret përgjigjia ose do e ketë të sqaruar atë antikorpet. Ose nivelet që jemi janë mbrojtëse. Për Intemedica që e bëjmë me Euroimun, që është shumë i saktë, kur niveli pozitiv i antikorpeve është 11 e sipër, duhet të jetë mbi 30 që të themi po jemi në nivelet e mbrojtjes ndaj vaksinës. Pragu u aplikimit të vaksinës po të shkojmë me metodat në të kaluarën ka qenë që në ditën e parë të lindjes. Nuk kemi elementin kohë, vaksinat në studimin klinik, ka elementin numër dhe kohë. Jemi mbi 200 e ca milion të prekur nga COVID_19. Ndryshe nga fruthi e lia që arrihet brenda 3-4. E kemi numrin e rasteve, por koha na kufizon. Po futeni në vitin e dytë me pandeminë. Erdhi dhjetori i 2019, dhjetor i 2021, ka studime që tregojnë se efektet negative janë thuajse minimale. Brezi i fëmijëve apo nxënësve nga 12 deri 18 vjeç është bërë mëse e pranueshme. Aplikohet Pfizer deri në 5 vjeç madje. Jemi në riklasifikim të procesit. Ka qenë e pranuar që vaksinimi është prezent sipas moshës. Nuk ka qenë tabu që të kalojë një farë moshe. Ka qenë mëse e mjaftueshme. Do të duket me kohën efektshmëria e vaksinës.

PYETJA: Mund të agravohet gjendja e një fëmije të prekur nga COVID-19?

VASIL LLAJO: Në fillimet e pandemisë thoshin se ata mbi 60 vjeç ishin më të prekur. Ky raport është përmbysur. Fakti që kemi dhe raste të tilla që preken mosha që nuk merreshin me mend, shkojnë deri në reanimacion. Procesi i vaksinimit të shtrihet dhe në këto mosha.
Popullata duhet të vaksinohet. Pandemia duhet të fillojë të shuhet. Kur të arrijmë 82% të vaksinimit, mundet të jenë më shumë fëmijët meqë ka hezitim. Fillon dhe pandemia deklasifikohet, ndoshta atëhere do të shohim shenjat e para të rënies së të infektuarve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb