Policia e Washingtonit njoftoi se arrestoi një person 35-vjeçar i cili tentoi t’i vinte flakën makinës së tij të parkuar pranë ndërtesës së Kapitol. Ngjarja ndodhi teksa në Kapitol ishte për vizitë presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump.

“Oficerët ndaluan një njeri që mund të kishte qenë një rrezik për njerëzit në Capitol Hill”, tha shefi i policisë së Kapitolit, Thomas Manger. “Kjo vigjilencë është kritike gjatë kësaj kohe kur siguria është shtuar”.

Kapitol
Kapitol

Foxnews raporton se incidenti ndodhi teksa Trump i shoqëruar nga senatorët republikanë ndodheshin në Kapitol për të marrë pjesë në homazhe dhe nderuar  ish-presidentin Jimmy Carter i ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare disa ditë më parë.

Makina ishte lyer me lëndë ndezëse dhe shoferi ishte gati t’i vinte flakën. Ai është arrestuar për veprime të paligjshme. Disa orë përpara kësaj ngjarje, policia e Kapitol arrestoi një person tjetër i cili tentoi të hynte në qendrën e vizitorëve me një hanxhar në çantë.

Hanxhari
Hanxhari

Policia njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ngjarja ndodhi pak pas orës 14.00, kur oficerët që punonin në pikën e kontrollit të sigurisë në dyert veriore të Qendrës së Vizitorëve të Kapitolit, panë në çantën e një burri një hanxhar.

I arrestuari është 44-vjeçari Mel J.Horne. Ai do të përballet me akuzat e mbajtjes së armëve të rrezikshme dhe do të merret në pyetje nga hetuesit për të përcaktuar motivin që e shtyu drejt kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb