Gazetarja e Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja për “BalkanWeb” lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Siri Kodra”, ku shpërtheu me lëndë plasëse një makinë.
Gazetarja Bezat raporton se makina në pronësi të shtetasit Artion Bylyku ka shpërthyer, sapo ai ka hapur derën e mjetit. Për këtë arsye, dyshohet se mekanizmi shpërthyes ka qenë i lidhur me derën, ndërsa ka një sasi e vogël, pasi ka dëme të vogla materiale.
Ndërkohë, fatmirësisht pronari i mjetit nuk ka pësuar dëmtime. Shpërthimi ka krijuar panik të madh, pasi në rrugë ka pasur shumë qytetarë, përfshi edhe nxënës, që po shkonin në shkollë.
(d.ç./BalkanWeb)