Një aeroplan me 193 pasagjerë në bord, duke fluturuar mijëra metra mbi tokë, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin Marco Polo të Venecias pasi u ndje një erë e fortë djegieje.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia, përmes një postimi të shpërndarë në Facebook.

“Pilotët aktivizuan procedurën e emergjencës, duke kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve pasi prekën tokën. Nuk u lënduan pasagjerë apo anëtarë të ekuipazhit. Operacionet e zbarkimit u zhvilluan shpejt dhe në mënyrë të sigurt”, përfundon Zaia.

Fluturimi AF 1532 i “Air France” ishte nisur nga Parisi dhe do të duhej të mbërrinte në Athinë. Pasagjerët e fluturimit të Air France po ndihmohen nga kompania dhe janë në pritje të një avioni të ri për të rifilluar fluturimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb