TIRANE– Një 53-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë, teksa ishte duke udhëtuar me autobusin e ‘Tiranës së Re’. Sipas policisë, viktima është L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë
Më datë 20.12.2017, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Tiranë të re, në autobus një shtetase ka humbur ndjenjat.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku ka rezultuar se:
Në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës Tiranë e Re, e ulur në një nga serdiljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën.
Sipas mjekut të ambulancës paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: