BELGJIKE – Dy policë janë qëlluar për vdekje në Belgjikë, ndërkohë që një grua mbahet peng brenda një shkolle, raporton Daily Star.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një gjimnazi në qytetin e Liezhit.

Pengmarrësi i paidentifikuar mori peng një grua pasi hapi zjarr mbi oficerët e policisë, raportojnë mediat lokale.

Një tjetër polic si dhe një kalimtar raportohen të jenë plagosur gjatë të shtënave të ndodhur në shkollën e mesme “L’Athene Leonie”, në qendër të qytetit.

Më pas agresori është neutralizuar.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: