Një avion në fluturim i kompanisë Ryanair u detyrua të bënte një ulje urgjente në Londër, pasi një burrë vdiq tragjikisht në bord, pas një urgjence mjekësore.

Fluturimi, nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit, u detyrua të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës, 10 nëntor, pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.

Ekuipazhet e urgjencës mbërritën tek avioni, pas uljes dhe atyre iu bashkuan policia, mjekët dhe një ambulancë. Burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, fatkeqësisht u shpall i vdekur në vendngjarje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb