Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar mësimin pasi gjatë natës iu kanë dërguar email-e me anë të së cilëve kërcënojnë me sulme terroriste.


Në kercenimet që kanë marrë shkollat është paralajmëruar se sulmi do të ndodhë në orën 9 të mëngjesit, transmeton Rusia Today.


“Koha kur duhej të ndodhnin sulmet tashmë ka kaluar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Joachim Grande.
Në qytetin Braunschweiger shtatë shkolla kanë pranuar email-e me anë të të cilëve kërcënohen me sulme terroriste.


Mësimi është anuluar në 9 shkolla të mesme dhe në ato fillore në këtë qytet. Policia është vënë në kërkim të autorëve që kanë dërguar email-et.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb