FRANCË- Pas Londrës edhe Parisi në panik. Një burrë me një çekiç dhe dy thika ka tentuar të sulmojë disa policë në afërsi të Katedrales së “Notre Dame” në Paris. Prefektura ka deklaruar se policia ka hapur zjarr duke e plagosur në këmbë agresorin, që më pas është neutralizuar. Para se të vepronte, agresori kishte kërcënuar agjentët e policisë pranë prefekturës që ndodhet pranë bazilikës. Gjendja e tij thuhet se është e rëndë.

Policia po kreh lagjen “Ile de la Cite” në qendër të Parisit, në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të agresorit.

Notre dam 2

Rreth 900 njerëz janë bllokuar në katedrale. “Ata janë të qetë, ua shpjeguam situatën dhe po presim që të mund të dalim jashtë,” shpjegoi për TV BFM një anëtar i dioqezës, përgjegjës për komunikim, që ndodhej në kishë. Për atë çfarë ndodhi po heton anti-terrorizmi, çka flet për një akt terrorist.

Paris Notre Dame

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme, që pas sulmeve terroriste në Paris që lanë 130 të vdekur në vitin 2015.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: